Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të qeverisë serbe të martën në mbrëmje për të rënë dakord për hapat e ardhshëm që do të ndërmarrë Beogradi në rast se Kosova e shfuqizon dinarin nga 1 shkurti, njoftoi Politika në faqen e saj të internetit.
“Politika”, duke iu referuar informacioneve jozyrtare, shkruan se takimi ka ndodhur për shkak se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar propozimin e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të Quintit dhe se nga e enjtja, më 1 shkurt, është ndalimi i përdorimit të dinarëve.