Në media është raportuar se sot qytetarët serbë kanë nisur nënshkrimin e peticionit për largimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Por, kjo mbetet ende e pa konfirmuar pasi që kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexgat Ugljanin, thotë se s’ka informacion.
Nexgat Ugljanin tha se iniciatorët do të duhej ta informonin atë.
“Nuk kam informacion. Ata është dashur që të më informojnë mua si kryesues, ashtu si ishte e paraparë në Udhëzimin Administrativ”, tha Ugljanin.
Ai shtoi se nëse kjo ka ndodhur, do ta informojë menjëherë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Ata do të duhej të komunikonin me mua. Domethënë të tregojnë se ku po do të mbahet ky proces. Cilin objekt komunal?”, tha ai për Klanin.