Raportohet se pasardhësi i Escobarit këtë të enjte vjen në Kosovë

Alexander Kasanofi, pasuesi i Gabriel Escobar-it si Zëvendës Ndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për rajonin, do të jetë të enjten në Kosovë, raportoi me burime të veta portali “Reporteri.net”.

Kjo do të ishte vizita e parë e Kasanof-it që kur ka marrë këtë detyrë pas largimit të Escobar-it.

Kohëve të fundit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim me eprorin e Kasanof-it, Jim O’Brien, në ambasdën e Kosovës në Uashington, ku temë kishin Marrëveshjen Bazike/Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.