Gjon Karrica vazhdon të trajtohet në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore mëngjesin e sotëm.
IndeksOnline duke u thirrur në burime raporton se se Karrica ka pësuar një lloj sulmi epileptik sot rreth orës 08:30 të mëngjesit.
Tutje gazeta merr vesh se Karrica është jashtë rrezikut për jetë.
“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”.
Për shëndetin e Gjon Karricës, ka dal me njoftim edhe Big Brother.
“Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.
Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.