Raportohet se ish-komandanti Hekuran Hoda është rrahur rëndë nga disa persona të panjohur

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht nga burime të besueshme se një incident i rëndë fizik ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku është sulmuar brutalisht një person.

Burime të afërta të gazetës me rastin bëjnë me dije se viktima e këtij sulmi është Hekuran Hoda, i cili dyshohet se është rrahur në mënyrë çnjerëzore nga disa persona ende të paidentifikuar.

Gazeta do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja rreth këtij rasti sapo ato të konfirmohen nga organet kompetente.

Hekuran Hoda ka qenë komandant gjatë luftës së fundit në Kosovë.