Një shpërthim ahumë i fuqishëm ka detonuar veriun e Mitrovicës rreth pesë minuta më parë, njofton “Mitropol”.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua shumë edhe në jug të Mitrovicës.
Ende nuk dihet se çfarë mjeti shpërtheu ose lokacioni i saktë i shpërthimit.
“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të informatës zyrtare.
Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e protestave të serbëve në komunat veriore ku janë zgjedhur kryetarët e rinj shqiptarë, gjersa një shpërthim i njejtë është dëgjuar edhe mbrëmë në ora 01:30 në mesnatë.