Sot në mesditë në Mitrovicën e Veriut, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë detyruar të përdorin armë zjarri ndaj një personi.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Eshani, ka thënë për Sinjalin se patrulla policore ka tentuar të ndalojë një person që dyshohej se kishte lëndë narkotike në veturë.
Elshani thotë se i dyshuari është munduar të iu kundërvihet policisë, me ç’rast është lënduar një pjesëtar i Policisë pas goditjes me veturë nga i dyshuari.
Tutje Elshani thotë se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka pasur të lënduar.
Lajmi në përditësim