Politikani serb Nikolla Sandulloviq, u rrah keq nga BIA (Shërbimi Sekret i Serbisë).
Si pasojë e rrahjes atij i është thyer edhe brinja e shtatë.
Kështu deklaroi avokati, Çedomir Stojkoviq, i cili prezantoi të dhëna të reja nga raporti mjekësor.
Stojkoviq theksoi se për shkak të gjendje së rëndë shëndetësore ka qenë e pamundur transportimi drejt Beogradit.
Avokati ka ofruar edhe dëshmi tjera lidhur me rastin.
Sipas tij, politikani serb i kishte thënë se ai ishte rrëmbyer nga BIA, ku edhe u paraburgos për shkak të vendosjes së luleve mbi varrin e vajzës shtatëvjeçare shqiptare Brerima Jasharit” (ky është veprimi për të cilin ai akuzohej me pretendimin se në këtë mënyrë ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal).
Çedomir Stojkoviq, theksoi se raporti mjekësor që po e publikojmë sot është dashur të zhduket në spitalin e Burgut Qendror ku e kanë dërguar Nikolla Sandulivuqin së bashku me dokumentacionin mjekësor të spitalit civil (Qendra Klinike) që kishte me vete.