Ramosaj i pakonkurrencë në Deçan, Haradinaj konfirmon mbështetjen e madhe për të

Daut Haradinaj ka lavdëruar punën e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, publikoi pamje nga asfaltimi i rrugës të Podit të Gështenjave.

“Kur flasin veprat, fjalët pushojnë”, shkroi ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Kryetari Ramosaj s’po din me u ndal! Kjo pamje dëshmon përkushtimin për zhvillim të kësaj komune, e veçmas të Podit të Gështenjave, zonë kjo që e rritë perspektivën zhvillimore.Kur flasin veprat, fjalët pushojnë.