Pas ekzekutimit të pagave të shtatorit për sektorin e arsimit nga qeveria, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ironizuar me ministrin Hekuran Muratin.
Lladrovci ka vlerësuar se “zhvendosja e vëmendjes nga “temat e mëdha”, është tendencë që po e karakterizon këtë qeverisje.
“Pagat janë temë “e vogël”, në krahasim me ato që na presin. Rrini në temë: Masat antiinflacion, energjia, ikja e të rinjve dhe ballafaqimi në tavolinë të bisedimeve për marrëveshjen finale me Serbinë!”, ka shkruar kryetari i Drenasit.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
A dolën pagat a, normal që dalin!
Zhvendosja e vëmendjes nga “temat e mëdha”, është tendencë që po e karakterizon këtë qeverisje. Pagat janë temë “e vogël”, në krahasim me ato që na presin.
Rrini në temë: Masat antiinflacion, energjia, ikja e të rinjve dhe ballafaqimi në tavolinë të bisedimeve për marrëveshjen finale me Serbinë!
Pagat në formë paradhënie?
Paradhënia e pagës, fjalor për keqardhje, nivel i lartë paditurie. Deklaratat shkel e shko, nuk i kanë hije asnjë qeverie 14 vjet pas Pavarësisë. Ligji është si llastiku, por, edhe mund të këputet!