Ramabaja e quan Lajçakun “avokat të Serbisë” e diplomat të papërgjegjshëm

Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i LVV-së, ka komentuar deklaratën e Miroslav Lajçakunt, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pas takimit me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Ramabaja e ka cilësuar sërish Lajçakun si “avokat të Serbisë”, ndërsa deklaratën e tij si “irrituese”.

“Avokati i Serbisë M.Lajçak, pretendon ta kualifikoj që tashti agresionin serb ndaj Kosëvs si një sulm “nga personat e armatosur…”, si një akt banditësh e hajnash ordiner!

Deklaratë irrituese e një dipomati të papërgjegjshëm.

Si mund ta dëgjonin ai korpus diplomatësh perendimor këtë avokat të Vuiqit tek tallej me BE-në dhe të mos reagonin meritueshëm?!” – shkroi ai.