Një samit për mbështetjen e Ukrainës do të mbahet gjatë ditëve në vijim në Tiranë.
Pjesëmarrëse në këtë samit do të jetë edhe Kosova, e përfaqësuar nga Presidentja, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
Ndonëse Kosova çdoherë e ka përkrahur Ukrainën gjatë luftës së saj me Rusinë, zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur më parë se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën si shtet.
Lidhur me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur se a mund ta diskutojë njohjen e Kosovës, me Presidentin Zelensky.
“Gjëja më e fisme që Kosova po e bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka” ka thënë Rama për Euronews.al.
“Sigurisht rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do të jetë pjesëmarrëse. Presidentja Osmani shumë shpejt iu përgjigj ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty”, ka shtuar më tutje Rama, por duke mos thënë diçka konkrete në këtë aspekt.