Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në pallatin e sportit në Milano, u ka bërë thirrje emigrantëve në Itali, që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.
Gjithashtu, kreu i shtetit, tha se koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur.
“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.