Pas paralajmërimit të mediave në Shqipëri, Edi Rama ka shpërndarë fotografi gjatë takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ai nuk tregoi më shumë detaje rreth takimit, por dihet se më 29 shkurt të këtij viti pritet të mbahet një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor ku do të diskutohet në lidhje me objektivat për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.
“Bruksel – Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian”, ka shkruar Rama në Facebook.