Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vetëm gjatë dy muajve të parë të këtij viti Shqipëria ka pritur një milion më shumë turist sesa në vitin e kaluar.
“Rritja e Shqipërisë Turistike nuk ndalet! Muaji shkurt, me 55% më shumë vizitorë se shkurti i vjetshëm, ka bërë që Shqipëria të presë rreth 1 MILIONË turistë të huaj vetëm në dy muajt e parë të vitit 2024”, shkroi Rama.