Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij si drejtues i seancës speciale të thirrur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, ndau edhe disa fjalë për pavarësinë e Republikës së Kosovës në këtë panel.
“Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin realitetin e ndryshuar të Ballkanit Perëndimor e sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperialiste apo makthet e tyre që kanë eksportuar”, theksoi fillimisht kreu i Qeverisë.
“Pavarësisht sa përpiqeni Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj Karte të OKB-së, vijoi Rama duke shtua se “Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”.
Sipas tij, nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme, kjo ka për së pari të bëjë me mësimet e nxjerra për të tejkaluar të shkuarën dhe për të mësuar një të ardhme së bashku përmes bashkëpunimit.