Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një konferenë për media me presidentin francez, Emmanuel Macron, ku kanë folur edhe mbi zhvillimet e fundit Kosovë-Serbi.

Rama fillimisht, e ka quajtur të papranuesme dhe të dënueshme shpalljen e ditës së zisë nga Serbia, pas vrasjes së tre terroristëve serbë nga Policia e Kosovës.

“Për mua, as nuk diskutohet që Shqipëria do të vazhdojë të mbajë këtë flamur të paqes, dialogut, dhe të veprimit aktiv në funksion të paqes pa u kapur se çfarë bëri atje, të gjitha ato që lidhen me veriun e Kosovës i kemi thënë. E papranueshme, e pajustifikueshme, e dënueshme, zija kombërtare n Beogad për mua ishte skandal anti-evropian. Të shpallësh ditë zie për tre kriminelë që vranë policë, dhe u asgjësuan”, tha ai.

Veç kësaj, Rama ka deklaruar që “i rrëqethet mishi kur mendon që mund të ketë rindalesë në liberalizimin e vizave”.

“Mua më rrënqethet mishi kur mendoj që mund të ketë rindalesë në procesin e liberalizimit të vizave, në anën tjetër, nuk duhet të rrijmë, ta kërkojmë të presidenti i Francës, duhet ta kërkojme të vetja, ta bëjmë ne, ta bëjë Kosova paqen, pjesën e vetë, t’ia lë Serbinë në dorë BE-së e ShBA-së që të merren me të.” – u shpreh ai.