Rama flet për zgjedhjet e 2025: Kemi objektiv të marrim fitoren më shembullore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është deklaruar për media pas mbledhjes së asamblesë së PS-së.

Ai tha se objektiv kanë të fitojnë zgjedhjet e ardhshme, dhe se mbi 55 mijë anëtarë të PS-së kanë marrë pjesë në këtë proces.

“Kemi objektiv që në zgjedhjet e ardhshme të marrim fitoren më shembullore të të gjithë këtyre proceseve që kemi zhvilluar deri tani. Kemi konstatuar se në këtë proces kanë  paraprak kanë marrë pjesë mbi 55 mijë anëtarë të PS”, tha Rama.

“Ka pasur një sërë problematikash të lidhura me organizimin, me komunikimin me të gjithë anëtarët për shkak se ka pasur lëvizje demografike. Nuk jemi nxituar me anëtarësimet e reja. Na është dashur të bëjmë një skanim objektiv të situatës në territor, por nuk ka qenë ky objektivi i kësaj faze, ndërkohë që faza 15 shkurt- 15 mars është periudha që do merremi dhe me anëtarësimet e reja”.

“Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëjë vetë sepse pakënaqësia na ka çuar dhe më çon përpara”, tha Rama.