Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sot është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës.
Ky takim u zhvilluar në kuadër të Samitit të NATO-s që është duke u mbajtur në Vilnius të Lituanisë.
“Me Presidentin Erdogan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në veriun e Kosovës”, ka thënë Rama.