Rahoveci s’është treguar aspak besnik përballë Besës në “Mizahir Isma”.
Kjo pasi vreshtarët, duke mos numëruar dramën e minutave të fundit ishte më i mirë sesa kampionia aktuale, përcjell 07 Press.
Një 34-33 si shifra përfundimtare e që janë treguesi më i qartë se bardhekaltërit e kanë seriozisht ëndrrën titull, nëse mund të etiketohet si ëndërr tashmë.
Me ardhjen e Alonsos nga Vardari e me ruajtjen e rosterit aktual, Rahoveci tashmë mban pishtarin sa u përket skuadrave favorite./07 Press