Është arrestuar një person në Rahovec të shtunën rreth orës 18:30, pasi dyshohet se ka therur me thikë një burrë e një grua (bashkëshortë).
Sipas policisë, i dyshuari vuan nga probleme mendore.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.