Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Celinë të Rahovecit, ku një person dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 49-vjeçari është dërguar atje në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohej se kishte tentuar të vetëvritej duke konsumuar preparate higjienike (Avax).
Pas dhënies së ndihmës së parë, viktima është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia.
Një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar kushëririn e viktimës, i cili ka deklaruar se 49-vjeçari në gjendje të dehur ka konsumuar detergjentin e lëngshëm.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.