Policia i ka identifikuar tre serbë në Rahovec të cilët kanë rrahur dy meshkuj të komunitetit ashkalinj.
Sipas policisë, në bazë të intervistave të zhvilluara është vlerësuar se motivi i incidentit ka elemente të mundshme ndëretnike.
“Pas veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë