Sot në xhaminë e madhe të Prishtinës ka ndodhur një ngjarje e konvertimit.
Në prani të Shefqet Krasniqi, hoxhë me profesion, një serb ortodoks që jeton në Graçanicë është konvertuar në fenë islame. Madje, ai zgjodhi të ndryshoj edhe emrin, nga Rodovan në Ridvan. Kjo ngjarje, posaçërisht referimi që hoxhë Krasniqi ia bëri Ridvanit si “vëlla”, tashmë ka nxitur një debat të ashpër në rrjete sociale. Çka ndodhi?
Në fakt, videoja e konvertimit, e gjatë plot 9 minuta e 53 sekonda, u publikua dje në kanalin zyrtar të imamit Shefqet Krasniqi. Në atë video, Krasniqi ia shpjegon disa rregulla elementare të fesë islame serbit Radovan, qe zgjodhi të konvertohet në mysliman. Në një pjesë të videos, Ridvani mysliman, ish-Radovani, e thotë “shehadetin”, pra deklaratën e të pranuarit të fesë islame.
“Nga ky çast t’i je mysliman” – dëgjohet tek thotë hoxhë Krasniqi, i cili shton se Ridvani është “më i mirë se ne”, sepse e kaluara e tij tashmë është fshirë me pranimin e islamit.
Gjatë konvertimit, Krasniqi e përqafon serbin e konvertuar, duke iu referuar konvertimit si një çast i embël. E gati krejt në fund të videos hoxhë Krasniqi i referohet serbit të konvertuar si “vëlla”, teksa lutet për të e familjen e Ridvanit, ish-Radovan.
“Don Zoti edhe vëllezër të tjerë, motra të tjera të bëhen myslimanë” – thotë Krasniqi, para se të japë “selamin” pak para përfundimit të videos.
Kritikat…
Sigurisht, në lidhje me këtë video ka pasur edhe kritika. Në fakt, shumica e kritikave ishin në lidhje me gjuhën që e zgjodhi Krasniqi. Në lidhje me këtë konvertim, Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar ca rreshta. Sipas tij, tash Ridvani, pra ish-Radovani, është bërë vëlla i shqiptarëve myslimanë.
“Ne fillim ishte ortodoks, pastaj u be musliman. Ishte Radovan, pastaj u be Ridvan. Ishte serb, pastaj u be vllau jone, dmth vella i shqiptareve muslimane.” – shkroi Kajtazi.
Ndërsa gazetari Berat Buzhala zgjodhi ta komentojë videon përmes ironisë. Por Buzhala e kishte edhe një kritikë ndaj hoxhë Krasniqit.
“Katoliket nuk ia nxen goja me i qujte vllazen, a Radovanin si ra n’shahadet e puthi ne dy faqet 😂. Tyben mundet Berat Buzhala me e puthe Liridonin qaq amel.” – shkroi Buzhala.
Edhe shumë qytetarë e kanë komentuar videon e konvertimit të serbit nga Prizreni, por që jeton në Graçanicë. Një qytetar me emrin Xhavit Uka e kritikoi hoxhën Krasniqi.
“O ti Shefqet abdalli, vëlla e quaj vetëm ate të kombit Shqiptarë të tre besimeve fetare ( qoftë me besim fetar myslimane, katolik apo ortodoksë” – shkroi ai.
Një qytetar me emrin Besim Idrizi shkroi se nuk mundet t’i thotë serbit vëlla.
“Nuk mundem ti them Turkit apo Serbit vllah, nese ata na qenkan mysliman apo po konvertokan në mysliman. Nuk me lidhë asgjë me kta popujë!” – shkroi ai.
Një qytetar tjetër, me emrin Demë Bajrami u indinjua me termin vëlla që e përdori Krasniqi.
“Po çfarë vëllai tu ba serbi he faqezi” – shkroi ai.
Sigurisht, shumë qytetarë të tjerë e duartrokitën konvertimin e serbit në mysliman.