Për ata që nuk besojnë në jetën e përtejme, sistemi i radarit të një makine mund tju bëjë ta rimendoni sërish.
Duket si filmi fantastiko-shkencor “Walking Dead”, por është një skenë shumë reale.
Në videon rrëqethëse, kamera e makinës regjistron disa persona që lëvizin para mjetit.
Deri më tani nuk ka asnjë problem pasi në këtë mënyrë supozohet të funksionojnë sistemet e asistencës për njohjen e këmbësorëve dhe shmangien e aksidenteve.
Por problemi është se makina është brenda një… varreze dhe me sa duket nuk ka lëvizje të një personi të gjallë rreth makinës.
Megjithatë, ekrani regjistron lëvizjen e njerëzve të gjallë rreth perimetrit të makinës, të cilët madje shfaqen dhe zhduken pa ndonjë model të veçantë.
Ne nuk e dimë se cili është botëkuptimi juaj metafizik, por videoja patjetër do t’ju bëjë të mendoni më thellë…