Pas numërimit të më shumë se gjysmës së rezultateve të votimeve në Maqedoninë e Veriut, BDI-ja ka filluar festën në Tetovë.
Ata kanë festuar me tupana, ku njëri nga qytetarët e pranishëm, pati diçka për t’i thënë edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Të them vetëm një gjë, edhe kryeministrit në Kosovë t’i tregojnë që s’VLEN kurrgjë”, është shprehur qytetari, deklaratë kjo e cila e nxiti masën.