Qytetarët nga Aeroporti: Udhëtimi pa viza, ndjenjë e papërshkrueshme

Qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës.

Disa qytetarë me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, udhëtimin pa viza e quajtën “ndjenjë të papërshkrueshme”.

Video: