Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasdite do t’u drejtohet mediave serbe, siç ka njoftuar Qeveria e Serbisë.
Edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga bandat kriminale, Vuçiq po pretendon që kryeministri Albin Kurti është autor i këtyre ngjarjeve në Kosovë.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasdite do t’i drejtohet mediave, i cili do të dematojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë”, thuhet në njoftim, raporton Danas.