Zyra e Kryeministrit ka lëshuar një komunikatë për media për takimin që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pasur sot me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi, i cili është njëherësh kryenegociatori i Kosovës, fajësoi Serbinë për refuzimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes.
Ndryshe nga Lajçak, Bislimi ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes është garancë dhe për pranim e zbatim të saj.
“Në takim u bisedua mbi ecjen tutje dhe avancimin në zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Në lidhje me këtë, zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi se marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të drejtë, të barabartë e të balancuar mes palëve. Ai tha se nënshkrimi i marrëveshjes është garancë dhe për pranim e zbatim të saj. Në këtë drejtim, refuzimi nga Serbia dhe letra e kryeministres Brnabiq dhjetorin e kaluar, nuk kontribojnë pozitivisht në frymën e dialogut dhe zbatimin në plotni të marrëveshjes.”
Ndërkohë, mbi masat ndëshkuese ndaj Kosovës, u kërkua nga ana e zëvendëskryeministrit Bislimi heqja e tyre sa më parë, ku shprehu se ato janë të padrejta dhe duhet të bëhen hapa finalizues drejt heqjes së tyre.”
Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb, për çka Bislimi ka deklaruar se rregullorja e BQK-së s’është pjesë e dialogut dhe as subjekt i negociatave.
Mbi Rregulloren e BQK-së, zëvendëskryeministri Bislimi sqaroi se kjo nuk është pjesë e procesit të dialogut dhe e njëjta nuk është subjekt i negociatave mes palëve. Po ashtu, e siguroi z. Lajçak qё Qeveria ёshtё e interesuar tё sigurojё vazhdimёsinё e mbёshtetjes financiare tё Serbisё për serbët e Kosovës nё fushёn e edukimit, shёndetёsisё dhe mbrojtjes sociale.“
Sipas ZKM-së, në takim janë diskutuar edhe tema tjera, e po ashtu është përmendur shqetësimi për shkeljet e vazhdueshme të Serbisë.
“Përgjatë takimit, u ngritën dhe çështje të tjera të lidhura me procesin e dialogut si mbarëvajtja e zbatimit të marrëveshjes së energjisë me theks tek qasja jobashkёpunuese rreth mirёmbajtjes sё linjave tё interkoneksionit; ajo për targat, dhe telekomunikacioni. Mbi këtë të fundit, u adresua shqetësimi për shkeljet e vazhdueshme të Serbisë dhe ndërhyrjet në frekuencat brenda territorit tё Republikёs sё Kosovёs, shqetёsime kёto tё ngritura si nga ARKEP ashtu edhe nga KPM.
Zëvendëskryeministri Bislimi adresoi dhe çështjen e pasaportave ilegale KU, e mbi të cilën nënvizoi se ky propozim vijon të jetë i padrejtë dhe se i njëjti e dëmton dhe procesin e dialogut.” – përfundon njoftimi.