Qeveria e Kosovës ka miratuarProjektligjin për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Tutje me këtë rast, ministri ka paraqitur për votim edhe Projektligjin për Paga.
“Mungesa e deritanishme e bazës ligjore që rregullon sistemin e pagave në sektorin publik dhe një mori padrejtësisht me vlerësimin e të punësuarve, përcaktimi i pagës me pothuajse 60 akte të veçanta ka fragmentuar sektorin dhe ka shfaqur mungesën e transparencës.
Si ministri përgjegjëse kemi kërkuar një kohë të gjatë analizën e situatës që ka caktuar thelbin e punës në sektorin publik.Sot propozojmë para jush projektligjin për paga në sektorin publik.
Reforma në administratë publike është e mangët pa ligjin për paga, prandaj ky ligj synon mirëmbajtjen dhe rregullat e pagës.
Kjo s’mund të arrihet ndryshe përpos barazisë dhe drejtësisë. Miratimi i këtij ligji duke marrë parasysh rëndësinë që ka ju ftoj të votoni”, tha Sveçla./EO