Qeveria e Kosovës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Gati për zbatimin e reciprocitetit

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Qeveria nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se temë kryesore, ka qenë reciprociteti në dokumente dhe vendimi për kthimin e targave ilegale në RKS.

Qeveria e Kosovës është zotuar se gjithçka është gati për zbatimin e këtyre vendimeve.

https://permbledhja.com/neser-fillon-zbatimi-i-reciprocitetit-dhe-targave-pushteti-i-konsideron-te-domosdoshme/

KOMUNIKATA:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës.

Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë. Afat ky që shtyhet deri më 31 tetor 2022.

https://permbledhja.com/vuciq-per-reciprocitetin-kurti-i-ka-derguar-njesite-speciale-ne-veri-situata-eshte-komplekse/

Institucionet tona kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve, dhe në këtë drejtim i sigurojmë qytetarët tanë që mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik.

https://permbledhja.com/krasniqi-kosova-ka-te-drejten-e-reciprocitetit/​