“Qeveria e Albin Kurtit kush guxon me raportu korrupsionin e njerëzve te tij, e shkarkon nga puna”

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas shkarkimit të MINT-it nga ministrja Rozeta Hajdari.

Ai ka thënë se kjo qeveri i mbron vetëm ata që janë të korruptuar.

“Qeveria klienteliste e Albinit i mbron zyrtaret e korruptuar dhe i ndëshkon ata qe kane guxim te raportojnë korrupsionin”, ka shkruar Miftaraj.