Qetësia në Kuvend ka zgjatur vetëm pak minuta; Basha i zë vendin Nokës, Nikolla e përjashton

Qetësia në Kuvend duket se ka zgjatur vetëm pak, pasi radhën për të bllokuar foltoren e Kuvendit këtë herë e ka patur Lulzim Basha, i cili vetëm pak javë më parë akuzonte grupin e Berishës se po bënte zhurmë për të mos lejuar debatin e lirë.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar që të vijojnë diskutimet për rendin e ditës, Basha ka kërkuar të vijojë debatin për Reformën Zgjedhore.

Pas disa paralajmërimeve për të liruar foltoren, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare Lulzim Bashën.

Nikolla: Ju lutem lirono foltoren…

Basha: Më jepni fjalën.

Nikolla: Ju lutem lironi foltore, ose do ju përjashtij.

(Zhurmë)

Nikolla: Zoti Basha jeni i përjashtuar, pushim 5 minuta.