Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq një ditë pas sulmit në veri ku u vra një polic i Kosovës ka pritur në zyrë, ambasadorin rus në Beograd, Alexander Botsan Kharchenko.
Bisedë e rëndësishme me ambasadorin e Federatës Ruse Alexander Botsan-Kharchenko. Mirënjohës që i dëgjoi lutjet dhe kërkesat e palës serbe”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv.
Ai mes tjerash thotë se e ka infromuar të dërguarin e Moskës në Beograd për siç tha “faktin se në Kosovë po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga Albin Kurti me mbështetjen e pjesës së bashkësisë ndërkombëtare”.
Në veri të Kosovës, konkretisht në Banjskë të Zveçanit të dielën ndodhi një sulm për pasojë të cilit vdiq polici Afrim Bunjaku dhe u vranë tre nga sulmuesit.