Një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hodhi pretendimet e tij për riorganizimin e grupit të Radojçiqit, atij i ka reaguar kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.
Kurti, përveç pretendimeve për grupin terrorist, tha se në këto aktivitete është përfshirë edhe Lista Serbe.
Madje ishte edhe vet kryetari, sipas Kurtit, ai që ka marrë pjesë në takimin me njerëzit e Radojçiqit.
Për kryetarin e Listës Serbe, këto deklarata të Kurtit janë “trillime”.
“Është hera e parë që dëgjoj gjëra të tilla. Nuk e kuptoj çfarë lidhje ka Radojçiqi me Listën Serbe. Kjo është qesharake”, tha ai