Kosova ende nuk ka arritur të zgjidh në mënyrën e trajtimit të qenve endacakë. Kohët e fundit është raportuar për disa sulme ndaj qytetarëve.
Një lexues i Nacionales, ka dërguar pamje në adresë të gazetës që lidhet pikërisht me këtë temë.
Në pamjet e dërguara nga qytetari, shihen shumë qen endacakë në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Duket si ndonjë ndonjë mbledhje zyrtare ose ndonjë kongres qenësh.
Megjithatë, nuk besohet që do të dalin me ndonjë vendim, marrë parasysh aftësitë kognitive të kësaj kafshe që njihet si miku më i mirë i njeriut.