Qendra e grave të dhunuara lë foshnjat pa ushqim, ShSSh i largon pas denoncimit të Fiks Fare

Menjëherë pas trajtimit të problematikës së qendrës ku ishin strehuar gratë e dhunuara dhe nuk kishin ushqim për foshnjat e tyre nga emisioni Fiksi Fare, Shërbimi Social Shtetëror vendosi t’i largojë nga ajo qendër dhe t’i çojë te Qendra Kombëtare e Trajtimit të Viktimave të Dhunës dhe Trafikimit.

Fiksi ndoqi nga afër largimin e grave nga qendra ku vuanin për ushqimet bazë bashkë me fëmijët, për këta të fundit punonjëset në mungesë të qumështit u thonin t’i ushqeni me ujë me sheqer.

Emisioni investigative solli para 4 ditësh me zë dhe figurë bisedat e grave të dhunuara, njëkohësisht nënat e dy fëmijëve 9 dhe 20 muajsh me punonjëset e qendrës. Këto të fundit ju thonë grave që fëmijët t’i ushqejnë me ujë me sheqer.

Në bisedën e nënës me punonjësen, kjo e fundit e revoltuar i thotë disa herë gruas së dhunuar “po të pëlqeu mirë, po s’të pëlqeu këto janë kushtet”, ndërkohë nuk harron t’i thoshte që fëmijës t’i japë ujë me sheqer.
Nëna e njërit prej fëmijëve tregon se djali i saj 9 muajsh kishte 4 ditë pa ngrënë, ndërkohë punonjësja i thoshte t’i skuqte pak miell me ujë.

Justifikimi i punonjëses për mungesën e lëngjeve të frutave është se ato kanë shumë sheqer. ‘Nuk sjellim lëngje frutash se kanë shumë sheqer , jepuni ujë me sheqer fëmijëve, edhe kur s’keni qumësht mos jua lini barkun bosh, ujë me sheqer jepuni” thotë punonjësja.

Gazetarëtve të Fiksit punonjësja sociale , Marinela Muçobega, tregon se kjo ka ardhur nga mosmenaxhim i mirë nga punonjëset. Ajo thotë ndihem shumë keq për situatën e krijuar, por që sot do gjejmë donatorë për qumësht dhe ushqime për fëmijët, ndërkohë punonjësja thotë që kjo gjë ka ndodhur vetëm njëherë. “Aq i kemi mundësitë” shprehet punonjësja duke pranuar kështu mungesën e ushqimit në qendër.

1: Punonjësja “S’ka qumësht jepi foshnjes uji me sheqer”
2: SHSSH merr menjëherë masa, largon gratë nga qendra

/TopChannel