PZAP rrëzon ankesën e VV-së për votat nga jashtë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP, ia ka refuzuar ankesën Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vendimin për kufizimin e numrit të votuesve nëpër diasporë.

Pak kohë pas raportimit të Nacionales, PZAP e ka publikuar vendimin për refuzimin e ankesës së VV-së.

Paneli ka konstatuar se ankesat nga udhëheqësit e VV-së nëpër diasporë, nuk janë nën juridiskionin e PZAP-së.

“Hudhen poshtë ankesat si të palejuara”, thuhet në vendimin e PZAP-së.