Presidenti rus Vladimir Putin siguroi dje se vendi i tij nuk ka “ambicie perandorake” dhe nuk po planifikon të sulmojë NATO-n, më shumë se dy vjet pasi ushtria ruse pushtoi Ukrainën.
Mos kërkoni diçka që nuk ekziston (…) mos kërkoni për ambiciet tona perandorake. Ato nuk ekzistojnë”, u tha Putin gazetarëve të agjencisë së lajmeve kur u pyet nga AFP nëse flamujt e Rusisë moderne, Rusisë Perandorake dhe BRSS ishin ngritur përpara selisë së Gazprom në Shën Petersburg, ku u zhvillua takimi me gazetarët.
Putin shfrytëzoi rastin për të denoncuar perëndimorët që e akuzojnë se dëshiron të nisë një konflikt ushtarak me NATO-n, duke argumentuar se për këtë arsye vendet e tyre duhet të përgatiten.
“Ata shpikën se Rusia dëshiron të sulmojë NATO-n. Kush i ka dalë me këto marrëzi? Marrëzi”, tha ai.