Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni thotë për KosovaPress se pret që Hungaria të ketë një rol proaktiv dhe pozitiv për shqyrtimin e aplikacionit për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën.
Ai është optimist se gjatë presidencës hungareze do të largohen në tërësi edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës.