Pa kaluar as një muaj nga mbyllja e 9 degëve të Postës së Serbisë në veri të Republikës së Kosovës tashmë vendin e tyre po e zënë Posta dhe Telekomi i Kosovës.
Në shëtitoren kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës pikësht afër sheshit “Car Llazar” janë vendosur tabelat e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Siç shihet në foto punimet aktualisht janë duke vazhduar ku shihen disa punëtorë të këtyre dy ndërmarrjeve publike duke punuar në pjesën e jashtme të objektit.
Sipas të gjitha gjasave, hapja e postët mund të ndodhë nesër.