Punëtorët teknik të sektorit privat që kryejnë shërbime për disa shkolla të Komunës së Prishtinës, nesër do të hyjnë në grevë me afat të pacaktuar.
Njoftimin e ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, e cila ka njoftuar se greva do të nis në orën 08:00. Po ashtu, sipas njoftimit, ata po hyn në grevë për shkak të maltretimit që po iu bëhet me paga dhe ato shumë të vogla.