10 vjet burgim ose 500 mijë euro gjobë.
Ky mund të jetë dënimi i ashpër me të cilin do të përballet një pronar i një kantieri të ndërtimit në Gjermani.
Kjo pasi i kishte punësuar ilegalisht tre shqiptarë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia e Veriut.
Zyrtarët e kontrollit financiar, ‘zbarkuan’ në vendpunishte në Sud-Recklinghausen, në regjionin e Dortmundit.
Shqiptarët, e moshës 24, 32 dhe 38 vjeç, pasi u identifikuan u kuptua se nuk kishin leje të qëndrimi e as leje të punës.
Sipas mediave gjermane ndaj tyre u procedua penalisht për qëndrim të paligjshëm, përcjell Klankosova.
Disa media gjermane kanë shkruajtur lidhur me rastin para disa ditësh.