Çmimi i vezëve ka “fluturuar” në 6.39€ për një pako me 30 copë.
Kështu u mësua përmes një postimi në rrjetet sociale që veçse ka marrë dhenë.
Në fotografi shihet edhe emri i firmës si dhe i marketit që e ka vënë në shitje.
Përderisa opozitarët hedhin kritika në drejtim të autoriteteve udhëheqëse për këtë shtrenjtim, mbështetës të këtyre të fundit thonë se kjo është pasojë e mungesës së vezëve dhe moskultivimit të shpezëve./Përmbledhja


