Janë publikuar matjet e fundit të opinionit publik në Kosovë.
Në Rubikon janë shpalosur matjet respektive të kryera nga PIPOS, ku në pyetjen se cilën parti do ta votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, 33.2% do ta votonin VV-në.
Në vendin e dytë, gjithmonë sipas këtij sondazhi pozicionohet LDK-ja, kurse PDK-ja në vendin e tretë.
Ajo që vërehet është rritja e Lidhjes Demokratike, e poashtu ajo e AAK-së.
Siç edhe mund ta shihni, nëse Lista GUXO do të hynte e vetme në zgjedhje, nuk do të merrte më shumë se 0.90% të votave.
Nisma sërish jashtë e larg pragut.