Publikohet një fragment nga plani i shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe për shkombëtarimin e shqiptarëve

Opinionisti Lirim Gashi, ka publikuar një fragment të planit të shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe, siç thotë ai, për shkombëtarimin e shqiptarëve.

Gashi ka thënë se sipas planit, shqiptarët mund të shkatërrohennme ushqime fetare turko-arabe dhe me para xhepi.

Ai ka kërkuar urgjentisht nga shqiptarët që të ndalojnë së shituri veten për para tek ish-pushtuesit, sepse, sipas tij “ne krijuam Turqinë dhe Serbinë dhe jo serbët dhe turqit Kosovën dhe Shqipërinë”.

Reagimi i plotë i Gashit në Facebook:

Fragment nga plani i shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe për shkombëtarimin e shqiptarëve

“Nëse doni të shkatërroni jo vetëm dinjitetin njerëzor dhe identitetin kombëtar, por edhe strukturën gjenetike të shqiptarëve, atëherë ushqeni ata me ushqime fetare radikale turko-arabe dhe jepini atyre para xhepi, në mënyrë që të përballojnë financiarisht makiaton dhe drekën për miqtë e tyre, për t’i bindur ata se Gjergj Kastrioti ishte pushtuesi i tyre, ndërsa Sulltan Murati çlirimtari i tyre.

Përveç kësaj, u jepni grave të tyre nga 300 euro në muaj, me kusht që ato të veshin burka të zeza si sorrat, të cilat në kombinim me shamitë e bardha do t’u jepnin atyre pamjen e pinguinëve, sepse vetëm kështu mund t’u dëshmojnë të gjithë turistëve europianë, amerikanë, australianë, kanadezë dhe japonezë që në mes të Europës ekziston një shtet dhe një shoqëri të cilën dorën në zemër e kanë çliruar ushtritë e tyre, por që është aq besnike ndaj ish-pushtuesve, sa që nuk ka nevojë për liri, pavarësi, dituri, barazi, dinjitet, përparim, krenari dhe mirëqenie, por për injorancë, varësi, nënshtrim, errësirë dhe prapambetje”.

Me veshët e mi dëgjova një agjent sekret serb të thoshte në një emision televiziv: “Përderisa shqiptarët budallenj po ndërtojnë xhami turko-arabe që ua lajnë identitetin kombëtar dhe trurin me sapun, për ne serbët do të ketë gjithmonë shpresë se do të kthehemi në djepin tonë mitologjik pa asnjë të shtënë”.

Për pak sa nuk qava kur e dëgjova, sepse ata, pikërisht përmes xhamive turko-arabe dhe kishave që na i grabiten, na dominuan me shekuj aq shumë, saqë na konsideruan shërbëtorë të tyre.

Më kujtohet ende kënga që bënte jehonë nëpër stadiumin e Cërvena Zvezdës sa herë që Prishtina luante atje:

“Kanë ardhur disa të huaj të çuditshëm që e quajnë veten shqiptarë dhe që janë të shëmtuar si indianët e Amerikës”.

Megjithatë, indianët e Amerikës i mundën ata 3:1 në mes të Beogradit dhe u treguan se janë të ngadalshëm dhe të mjerë sa gjyshja e Millosheviqit.

Ne shqiptarët duhet urgjentisht të ndalojmë së shituri veten për para tek ish-pushtuesit, sepse ne krijuam Turqinë dhe Serbinë dhe jo serbët dhe turqit Kosovën dhe Shqipërinë.

Ataturku ishte shqiptar, ashtu si Mbreti Llazar, Millosh Obiliqi dhe Karagjorgje, ndaj jo vetëm që ky inferioritet i yni nuk ka kuptim, por është shkaku kryesor i Sindromës sonë të Stokholmit, që na bën vazhdimisht shërbëtorë të ish-pushtuesve.