Një plagosje ka ndodhur të hënën në Klinë, ku më pas personi i plagosur nuk mundi t’i përballojë plagët duke ndërruar jetë.
Kjo plagosje është konfirmuar edhe nga Fadil Gash, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.
“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi për Express, më herët.
Por pastaj, gazeta më mësoi nga burimet brenda spitali se personi në fjalë ka vdekur.
Portali lokal Klina. Info ka publikuar fotografinë e viktimës. Bëhet fjalë për Anton Prela nga Stupa e Klinës.