Publikohet draft-statuti i Asosiacionit të Komunave më Shumicë Serbe

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë pas pak do të fillojë prezantimin e draft-statutit për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe.

Dokumenti që do të prezantohet sot është 30 faqesh dhe tregon në detaje rregullimin dhe organizimin e Asociacionit.

Dokumenti përmban 18 nene ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës, transmeton Paparaci.

Në 18 nene është vendosur baza e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, draft ky i propozuar nga Fondacioni për social – demokraci FES.

Në fillim të këtij dokumentit të propozuar nga FES thuhet se ky mekanizëm themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Dokumenti i plotë FES