Gjatë mandatit qeverisës së Lëvizjes Vetëvendosje kanë plasur disa skandale në fushën e energjisë, që opozita në Kosovë e cilëson si “mafia energjetike”.
Fillimisht, rasti i Martin Berishajt, ambasadori i Kosovës në Kroaci, që dyshohet të ketë marrë para nga kompania energjetike GEN, dega në Beograd. E më pas Nagip Krasniqi, gjatë kohës sa ishte shef i KEK’ut, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mediumi “Nacionale”, të hënën ka publikuar disa mesazhe të Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve Profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje me Nagip Krasniqin.
Sipas mediumit, këto mesazhe janë bërë në platformën “Signal”, që njihet si “më e vështirë për t’u përgjuar”.
Referuar këtyre mesazheve, Mihali flet për Krasniqin për rastin e Berishajt.
Në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për një shkrim të gazetës ” Reporteri” se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.
Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.
Mihali ka qenë e ftuar nga Prokuroria Speciale pikërisht për çështjen në fjalë, por ajo tha se “po i ndihmon Prokurorisë”.
Po ashtu, Mihali e fton Krasniqin për raportim, duke i kërkuar takim. Madje Mihali i thotë se a “do të vjen me kapelë”, këtë Krasniqi e merrr me humor.
Një pjesë e bisedës sipas raportimeve të Nacionale.
Mihali: “Po duam të të takojmë me Gazmendin. Kur mundemi?”
Krasniqi: “Të shtunën?”
Mihali: “Të shtunën kam këshill, të pretem në pasdite/mbrëmje?”
Krasniqi: “Jam në Vjenë. Kthehem nesër. Të premten kam mbledhje të bordit tërë ditën”.
Mihali: “Të dielën në 12:00”
Krasniqi: “Në rregull”
Mihali: “A po vjen te…me kapelë J”
Krasniqi: “Hahaha. Vij”.
Gazeta Express ka pyetur zyrën për media të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këto raportime, por nuk ka pasur përgjigje.