PSD-ja me aksion për ligjin e ri të KPK-së: Qeveria dëshiron ta kontrollojë atë

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik në kundërshtim të ligjit të ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës, mbledhja për të cilin po mbahet sot.

Zgjim Hyseni, nga PS-ja bëri thirrje që ky ligj të mos votohet dhe u kundërshtoi atë në çdo pikë.

Ai ndër të tjera tha se qëllim i Qeverisë Kurti është që ta kontrollojë Ligjin Prokurorial, njofton Klankosova.tv.

“Kanë ndërruar manipulimet, pro qëllimi është I njëjtë, ta marrin nën kontroll rendin prokurorial”, u shpreh Hyseni.

Ligji i ri, të cilin Qeveria e Kosovës ka votuar pro vitin e kaluar, ka të bëjë me plotësim ndryshimin për Ligjin Prokurorial.

KPK-ja e ka cilësuar ri-miratimin e Projektligjit si tentativë të re për të cenuar pavarësinë e tij.